Turqia nuk gjen qetësi, regjistrohet një tjetër lëkundje e fortë tërmeti

Turqia nuk gjen qetësi, regjistrohet një tjetër lëkundje e fortë tërmeti

175
SHPËRNDAJE

Një tërmet tjetër i fortë ka goditur Turqinë. Tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë goditi Turqinë qendrore herët në mëngjes, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare. Epiqendra ishte 38 km në veriperëndim të Kahramanmaras. Tërmeti, i cili ndodhi në orën 05:53, kishte një thellësi prej 6.95 kilometrash.
Disa goditje të forta janë regjistruar në Turqi që nga lëkundjet e forta që tronditën vendin në fillim të Shkurtit duke shkaktuar humbjen e mijëra jetë njerëzish. Më shumë se 45,000 njerëz vdiqën vetëm në Turqi. Pothuajse 6,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur përtej kufirit në Sirinë veriore

S'KA KOMENTE