Trupat ruse hyjne nëpër qytete, gruaja ukrainase i del përballë ushtarit

Trupat ruse hyjne nëpër qytete, gruaja ukrainase i del përballë ushtarit

130
SHPËRNDAJE

Ishin orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku raketat ruse dhe forcat tokësore, nisën të sulmonin Ukrainën. Nga ai moment, shteti ukrainas shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe banorët e alarmuar, tentonin me çdo mënyrë për t’u larguar nga vendi i tyre.

Kishte edhe nga ata, që zgjodhën të qëndronin e t’i bënin ballë pushtuesve të rinj. Njëjtë ka vepruar edhe një grua, por jo me armë, por fjalë. Ajo, shihet në një video të publikuar teksa i drejtohet pa u trembur një ushtari rus. Gruaja dëgjohet duke i thënë në gjuhën amtare: Pse je këtu, ke nevojë për para? Merr sa të duash e largohu”. 

Nga ana tjetër, ushtari qëndron i pa lëvizur dhe për fat të mirë nuk reagon ndaj zonjës. Vlen të përmendet se Rusia ka në plan një pushtim të gjerë të Ukrainës, e konfirmuar kjo edhe nga fuqitë perëndimore që kanë shpallur sanksione ndaj Moskës. 

Putini e justifikoi këtë mësymje si një zgjidhje të pashmangshme e të detyruar. Nga ana tjetër, Presidenti i Ukrainës Zelenskyy, ka thënë se do i përgjigjen sulmit dhe populli është i gatshëm për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat e tyre. 

S'KA KOMENTE