Tronditet Stambolli/ Sulm me armë zjarri mbi selinë e Federatës Turke të...

Tronditet Stambolli/ Sulm me armë zjarri mbi selinë e Federatës Turke të Futbollit

216
SHPËRNDAJE

tbollit (TFF) që ndodhet në Stamboll është organizuar sot një sulm i armatosur.

Mediat turke raportojnë se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në vendngjarje. Sipas agjencisë private të lajmeve DHA, shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm.

Autorët janë larguar me makinë, nga selia e TFF që ndodhet në Riva, në verilindje të Stambollit, në brigjet e Detit të Zi.

Omer Çelik, zëdhënësi i partisë në pushtet AKP, tha se ai foli me presidentin e Federatës, Mehmet Buyukesi, pas incidentit.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya gjithashtu njoftoi përmes Tëitter se është duke u hetuar për rastin për të zbardhur shkakun dhe zbuluar autorët.

S'KA KOMENTE