Trondit ne rrefimin e saj vjehrra e Merushes qe u masakrua ne...

Trondit ne rrefimin e saj vjehrra e Merushes qe u masakrua ne Roskovec nga vjehrri

574
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjes tragjike në Vidhisht të Roskovecit ku Xhevahir Hoxha masakroi nusen, bashkëshortja e tij ka tronditur me dëshminë duke thënë se e gjeti nusen me prerje të mëdha në trup.

Në një intervistë për emisionin “Zemër e Hapur” ajo u shpreh se nisi të lante gjakun e Merushes sepse askush tjetër nuk po merrej me atë gjë.

Ajo theksoi po ashtu se Merushja e mbante mirë djalin e saj, Fatjon Hoxha dhe se ishte njeri i mirë.

Vjehrra e Merushes: E mbante derën të kyçur ajo. Kur erdha e pashë nusen të shtrirë, pastaj u turrën tërë lagjia. Nuk po vinte dorë njeri, dhe mora lava gjakun. Ça do bëja unë?! Bishtin e sfurkut e gjetën matanë, kishte prerje të mëdha.

Ish-nusja ka qenë dhe në varreza por jo në shtëpi, ia la me gojë burri ti vinte djali te gjyshi.
Nusja ishte shumë e mirë, e mbante me të ngrënë e me të pirë djalin.

Deklarata e plotë e gruas së Xhevahir Hoxhës:

Ata kishin një muaj që kishin ardhur. (Flet për Fatjonin dhe Merushen). Po tha ai bjere tha. Mua nuk më thoshte asnjë gjë. Nuk më pyeste, asnjëherë. (Për burrin e ndjerë).

Ajo u largua vetë. Ishte kjo e dyta. Hyri kjo e dyta në mes dhe ajo iku. Ajo u largua dhe Fatjoni ngeli me këtë tjetrën. Merushja me mua fliste. Unë flisja fshehurazi, se nuk më linte ai (Xhevahiri). Edhe djalit thoshte, mos i fol. Mua nuk më ka dhunuar asnjëherë.

Fatjonin e kallëzonte kot. Jo po ta bëra këta, ta bëra atë. Unë nuk ndërhyja dot, ai më therrte mua. Nuk gjykonte. Unë i thoja lëri se ata duhen, mos i nga. Ai bëhej keq. Merushen nuk e donte. Edhe ajo i kthehej. Nuk e donte jashtë mase atë. Ja me llafe kështu.

Unë i thashë mbaje gojën se është nusja. E quante të përdalë. Unë nuk e dija, në mëngjes e mora vesh që ai ishte futur në dhomën e Merushes. Unë hyra për ta trembur tha ai, jo për gjë tjetër. Unë kisha 20 vite që nuk flija me të.

Unë jam dhunuar sistematikisht nga ai. Ça të bëja unë, mbaja dhe fëmijët se kisha 5 fëmijë. Nuk vija as në Polici, nuk më linte mua ai. Unë shkoja deri te dera matan, ai më dilte para. Dy herë më çau kokën mua ai. U lava në gjak. Më qëlloi me kostër, me bishtin e saj, mirë që nuk më qëlloi me presën.

Shikonin dhe komshinjtë. Po nuk afrohej njeri, nuk qasej njeri te ai. Merrte policat, ata vinin këtu dhe iknin. Ata i thonin rri urtë se do të marrim brenda. Po nuk u ka dhënë para asnjëherë. Thoshte Merushja nuk është për ne, nuk është për në fshat.

Gruaja: Ajo e mbante derën e kycur.

Pyetje: Ju keni pastruar gjakun e Merushes atë ditë, pse e bëtë?

Gruaja: Nuk e bënte njeri tjetër, i thashë kunatës, por ajo nuk pranoi. Ata gjetën një cfurk atje matanë. Nuk e  pamë, nuk e dimë për thikë

Pyetje: Ish-gruaja e Fatjonit ishte në varrim?

Gruaja: Te varrezat ishte, por te shpia jo. Kishte ardhur me të atin dhe djalin e vogël. Nusja ishte shumë e mirë, për Fatjonin ishte e mirë, por për ne.

S'KA KOMENTE