Triçikli përplaset me mjetin në Lushnjë, plagosen burrë e grua

Triçikli përplaset me mjetin në Lushnjë, plagosen burrë e grua

3768
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në Grabjan të Lushnjës.Një triçikël i modifikuar për grumbullimin e plastikëve me të cilin po lëviznin burrë e grua është përplasur kokë më kokë me një mjet tip “Volkswagen”.

Të lënduarit, Ardian Meçani dhe Lumturie Mecani, nga Grabjani, janë dërguar në Spitalin e Lushnjës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE