Tragjedi nga zjarret në Greqi, gjendet të djegur 18 trupa, dyshohet se...

Tragjedi nga zjarret në Greqi, gjendet të djegur 18 trupa, dyshohet se viktimat janë emigrantë

203
SHPËRNDAJE

Tragjedi në pyllin e Dadias në Greqi që digjet që prej ditës së djeshme, pasi sipas informacioneve janë gjetur 18 trupa të karbonizuar emigrantësh.

Sipas informacioneve, të vdekurit janë gjetur në dy grupe, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Sipas përfaqësuesit të Departamentit të Zjarrfikësve, Yiannis Artopioros , “në një inspektim në vend nga zjarrfikësit në zonën më të gjerë të Avandës, 18 persona u gjetën pranë një grope zjarri. Duke qenë se prej ditës së djeshme nuk ka asnjë deklarim të zhdukjes, po hetohet mundësia që ata të kenë hyrë ilegalisht në vend. Kujtohet se prej ditës së djeshme për zonën më të gjerë ishin dërguar 112 mesazhe evakuimi. Vihet re se mesazhet transmetohen edhe në celular nga rrjetet e huaja që ndodhen në zonë. Tashmë grupi i identifikimit të viktimave të fatkeqësisë është aktivizuar nga komisariati grek. Po vijojnë hetimet në të gjithë zonën ku ka rënë zjarri dhe po vazhdojnë”.

S'KA KOMENTE