Fier/ Informacione paraprake
Në orën 13:00, lagjen “1 Maj”, Patos, në katin e dytë të banesës së shtetasi F. G., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz.

Në orën 13:10, në kodrat e fshatit Mërgëlliç, Patos, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre e rrezikohen ullishte.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.