Tjeter ditë e ‘zezë’ në tregun valutor – Dollari, Euro dhe Franga...

Tjeter ditë e ‘zezë’ në tregun valutor – Dollari, Euro dhe Franga humbasin sërish pikë!

401
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan ka mbetur sërish edhe këtë mëngjes nën pragun e 101 lekë teksa vijon të humbasë pikë duke u blerë sot me 100.5 lekë dhe duke u shitur me 101.7 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane ka pësuar një zbritje të konsiderueshme të vlerës duke rënë nën nivelin e 111 lekë teksa është blerë sot me 110.7 lekë dhe është shitur me 111.5 lekë në raport me dje.

Paundi britanik shfaqet relativisht në rritje mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me dje duket se ka rikuperuar disi pikë duke u blerë sot me 124.6 lekë dhe duke u shitur me 126 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane sakaq ka pësuar një zbritje të ndjeshme të kuotës krahasuar me ditën e martë pasi është blerë këtë të mërkurë me 112.6 lekë dhe është shitur me 113.5 lekë duke shënuar edhe ajo rënie sikurse dhe Euro e Dollari amerikan.

S'KA KOMENTE