Thirrja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Brukselin: Hapni bisedimet Tiranën e...

Thirrja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Brukselin: Hapni bisedimet Tiranën e Shkupin!

125
SHPËRNDAJE
WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 12: A sign stand outside the U.S. State Department September 12, 2012 in Washington, DC. U.S. Ambassador to Libya J. Christopher Stevens and three other Americans were killed in an attack on the U.S. Consulate in Benghazi, Libya. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Në mesin e amullisë së deklaratave dhe pasigurisë rreth fillimit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që prodhoi samiti i pasuksesshëm BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel, administrata amerikane del me një qëndrim të qartë.

Për Uashingtonin, afrimi i rajonit me bllokun europian është e një rëndësie kyce, dhe kjo, në kancelaritë europiane, nuk duhet harruar.

Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaruan burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit për agjencinë maqedonase të lajmeve, Mia.

DASH thekson më tej se SHBA vijon të ofrojë mbështetje për celjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur. Edhe pse u trumpetua me të madhe se dicka positive do të mbërrinte këtë radhë, nga fronti perëndimit nuk pati sërish asgjë të re për dy vendet e rajonit, që presin prej vitesh kalimin në një stad tjetër të rrugës drejt BE-se.

Teksa i hapi rrugë Ukrainës për anëtarësim, blloku nuk dha dritë jeshile për dy vendet e bllokuara nga Bullgaria. Pas më shumë se pesë orë bisedimesh mes krerëve më të lartë të Bashkimit Evropian, me liderët e Ballkanit Perëndimor, konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua zyrtarisht për shkaqe kohore, cka bëri që të këtë radhë të hiqeshin dorezat e pakënaqësia të shpërfaqej hapur nga Edi Rama, Aleksandar Vucic e Dimitar Kovacevski, që nuk i kursyen krerëve të bllokut as batutat shpotitëse.

S'KA KOMENTE