Thellohet kriza e karburanteve/ Çmimi i naftes se papërpunuar ‘Brent’ shkon mbi...

Thellohet kriza e karburanteve/ Çmimi i naftes se papërpunuar ‘Brent’ shkon mbi 95$

206
SHPËRNDAJE

Çmimi i referencës ndërkombëtare të naftës bruto të tipit Brent tejkaloi 95 dollarë për fuçi të premten për shkak të mungesës së rezervave dhe tensioneve aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 95,65 dollarë për fuçi në orën 15:03, që është çmimi më i lartë që nga 1 tetori 2014. Çmimi i naftës amerikane West Texas Intermediate – WTI u ngjit në 94,65 dollarë, më i larti që nga 30 shtatori 2014.

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën gati katër për qind brenda një dite. Gjithashtu, çekuilibri i ofertës dhe kërkesës në treg vazhdon të rrisë çmimet. Tregu global i naftës po përballet me furnizim të pamjaftueshëm në raport me kërkesën e lartë në një kohë kur ekonomia globale po rimëkëmbet nga pandemia e koronavirusit.

Rritja e mprehtë e çmimeve erdhi pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se pushtimi rus i Ukrainës mund të fillojë edhe gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit të cilat mbahen nga 4 deri më 20 shkurt.

S'KA KOMENTE