Tentohet të rrëmbehet një vajze e re ,arrestohet 23 vjecari

Tentohet të rrëmbehet një vajze e re ,arrestohet 23 vjecari

484
SHPËRNDAJE

Një vajzë e re është tentuar që të rrëmbehet në Durrës, pasi një 23-vjeçar, i cili dyshohet se e përndiqte prej kohësh, e ka futur me forcë në makinë.

Pas ndërhyrjes së policisë, 23-vjeçari është vënë në pranga, dhe tashmë do të akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Njoftim i policise

Mori me forcë në automjet, një shtetase që e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 23 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K. B., i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE