Një 25-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit pas një konflikti të çastit.
Mësohet se konflikti ka ndodhur mes tij dhe një 27-vjeçari i cili e ka plagosur atë me armë zjarri dhe më pas është arratisur.
Sakaq, bëhet me dije se policia e ka identifikuar autorin dhe po procedon me zbulimin e vendndodhjes së tij.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.