Të shtëna me armë zjarri ,ngjarja pas një konflikti të çastit. Shpallen...

Të shtëna me armë zjarri ,ngjarja pas një konflikti të çastit. Shpallen në kërkim babë e bir

778
SHPËRNDAJE

Qëlluan me armë zjarri, pas një konflikti të çastit, drejt automjetit të një shtetasi, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (babë e bir).

Në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit M. B. dhe E. B. (babë e bir), banues në Mirditë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., banues në Mirditë, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. B. ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M. B., kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit  me të cilin lëvizte shtetasi S. R. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

S'KA KOMENTE