Të shtëna me armë zjarri në metro, 13 persona të plagosur në...

Të shtëna me armë zjarri në metro, 13 persona të plagosur në New York

182
SHPËRNDAJE

Një numër i njerëzve kanë mbetur të plagosur dhe pajisje të pashpërthyera janë gjetur në metronë e Brooklyn-it në New York.

Mediat amerikane raportojnë se një hetim i gjerë është duke u zhvilluar pas të shtënave në stacionin e Sunset Park, derisa njerëzve po u kërkohet që shmangin atë pjesë, shkruan NBCNewyork, trasnmeton Express.

Sipas raportimeve, deri tani thuhet se kanë mbetur të plagosur pesë persona  nga një person i cili kishte të ngjitur një maskë gazi dhe një jelek portokalli të ndërtimit, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes pa u kapur.

Disa burime që citojnë mediat amerikane thonë se sulmuesi mund të ketë hedhur një pajisje para se të hapte zjarr në këtë stacion.

Ende nuk dihet saktë shkalla e lëndimit të viktimave.


Mediat amerikane janëduke raportuar për një sulm të ndodhur pak më parë në metronë e Brooklyn-it në Neë York ku dyshohet se ka edhe viktima. Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njërezit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym.

Ndërkohë, autoritetet raportojnë se kanë gjetur edhe disa eksplozivë që nuk kanë shpërthyer në ambientet e metrosë së Brooklyn-it.

Paraprakisht raportohet për disa të plagosur nga të shtënat, ndërsa dyshohet edhe për viktima. Zona është e përfshirë nga kaosi me njerëz që kërkojnë ndihmë dhe policë që janë vënë pas autorëve të dyshuar.

Nuk ka ende të dhëna se kush mund të qendrojë pas këtij sulmi

S'KA KOMENTE