Të shtëna me armë në Lungomare, policia në vendin e ngjarjes

Të shtëna me armë në Lungomare, policia në vendin e ngjarjes

298
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë në Lungomare. Mesohet se autori është larguar. Policia në vendin e ngjarjesNuk ka ende një autor apo një version zyrtar të ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku pati të shtëna me armë zjarri. 

Policia e Vlorës ka ngritur postblloqe të shumta në rrugët hyrëse dalëse të qytetit dhe nëpër lagje pas atentatit të ndodhur pasditen e sotme. Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes, teksa shihet se përveç xhamit të pasmë, makina e shënjestrës që deri tani thuhet se është djali i kryeplakut të Kaninës Juxhino Todi ka dhe një plumb në xhamin e përparmë në anën e shoferit.

Si shënjestra dhe autori, i identifikuar nga policia janë në kërkim nga policia.

Makina tip “Mercedes ML”, e cila u dëmtua nga plumbat rezulton në emër të Astrit Aliraj kryeplaku i fshatit Kaninë, por sipas burimeve makinën ia kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Todi, 24 vjeç (mbiemër te ndërruar).

Një person me (xhup të zi) e ka ndjekur me vrap Alirajn dhe në momentin që 24-vjeçari ka ndaluar ka shtënë disa herë në drejtim të makinës tip “ML”. Për fat të mirë 24-vjeçari ka mundur t’u shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.

S'KA KOMENTE