Të dielën kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para

131
SHPËRNDAJE

Mesnatën e sotme, duke hyrë e diela e 26 marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin 60 minuta përpara.

Ky ndryshim të do të thotë zgjim më herët, dhe dita do të jetë më e gjatë. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.

Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

S'KA KOMENTE