Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
Gj. Z., 58 vjeç, banues në Divjakë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
E. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje mjetesh me dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.