Taulant Balla takim me banorët e lagjes “Xhevdet Nepravishta” në Lushnje

Taulant Balla takim me banorët e lagjes “Xhevdet Nepravishta” në Lushnje

76
SHPËRNDAJE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa në vijim të takimeve elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit zhvilluan një takim me banorët në lagjen ”Xhevdet Nepravishta”.

Një nga kërkesat kryesore të banorëve në këtë lagje është rikonstruksioni i rrugës që lidh këtë lagje me qytetin.

Kandidatja për kryetare bashkie, Eriselda Sefa u shpreh se projekti për rikonstruksionin e rrugës është bërë dhe dy rrugët e lagjes do të bëhen ashtu si qytetarët e kërkojnë me financimin nga buxheti i bashkisë.

Gjatë ecjes nëpër rrugicat e kësaj lagjeje Balla ju premtoi banorëve se pas përfundimit të sistemimit të rrjetit të ujësjellësit dhe me mandatin e Eriseldes kjo lagje do të ndryshojë në infrastrukturë dhe sigurisht pjesa tjetër e rëndësishme do të jetë dhe legalizimi i banesave, proces që do të përfundojë së shpejti.

S'KA KOMENTE