Taulant Balla në SPAK në orën 10:00

Taulant Balla në SPAK në orën 10:00

176
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pritet të paraqitet në orën 10:00 në SPAK.

Deputeti socialist Taulant Balla është thirrur nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion në cilësinë e dëshmitarit.

Balla është thirrur si person që ka dijeni për privatizimin e klubit Partizani, ku është ndërtuar një kompleks banesash.

Kujtojmë se në 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Një pronë me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2 duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë. Në letrën për SPAK Balla ka kërkoi informacion se çfarë është bërë me këtë hetim.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Në këtë padi të bërë më herët nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.
Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon ‘pastrim të produkteve të veprës penale’, pra pastrim parash.

S'KA KOMENTE