Tabaku: Ja kush duhet te hetohet per inceneratoret

109
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku teksa ka nxjerrë dëshminë e administratorit Arenc Myrtezani, theksoi se përditë dalin fakte për këtë skemë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Tabaku shtoi se me bekimin e ministrave e zyrtarëve të tjerë, janë pastruar paratë në këtë mega aferë korruptive.

REAGIMI I TABAKUT
Përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve. Përditë shqiptarët që nuk sigurojnë ushqim mjaftueshëm për fëmijët e tyre, po shohin se si paratë e tyre kanë shkuar në xhepat dhe kontot bankare të qeveritarëve të korruptuar.

Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në tatime se paguhet 900 mijë lekë.
Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para? Mjafton ky fakt për të treguar se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve. Se si me bekimin e ministrave e zyrtarëve të tjerë, janë pastruar paratë në këtë mega aferë korruptive.
Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, duhet të ishin me Lefter Kokën. Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama.
Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

S'KA KOMENTE