Sulmet kibernetike nga Irani, Rama: Agresion i mirëfillte ushtarak, kishte qëllim zhdukjen...

Sulmet kibernetike nga Irani, Rama: Agresion i mirëfillte ushtarak, kishte qëllim zhdukjen e të gjitha të dhënave

70
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët dhe qytetarët.

Rama tha se sulmet kanë pasur qëllim të shkatërrojnë çdo sistem ndërsa dëmet e këtij sulmi janë të lehta në krahasim me shkallën e agresivitetit.

Pyetje: Sa e përgatitur është sot Shqipëria për të përballuar ndonjë sulm tjetër të mundshëm kibernetik e sa të sigurta janë të dhënat tona?

Rama: Është shqetësim i madh, kemi përherë sulme kibernetike, gjithë ky fluks sulmesh të regjistruara nga institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionit dixhital, kanë qenë sulme të pasuksesshme kurse ky është agresion i mirëfillte ushtarak në botën e internetit dhe sistemeve digjitale. Një agresion i egër që ka pasur si qëllim zhdukjen e të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin pa kthim të gjithë sistemeve pa kthim duke lënë një provë të djegur. Ky është konkluzioni i ekspertëve që zotërojnë njohurinë më të madhe sot.

Sulmi nuk ka arritur qëllimin, dëmet janë më të lehta se sa shkalla e agresivitetit, sistemet janë kthyer në punë, të dhënat jan krejësisht irrivelante.

S'KA KOMENTE