‘Sulmet’e Rames ndaj SPAK reagon BERISHA

‘Sulmet’e Rames ndaj SPAK reagon BERISHA

46
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kreu i qeverisë, Edi Rama ka nisur një sërë sulmesh ndaj organeve të drejtësisë për të tërhequr vëmendjen nga kriza ekonomike në vend.

Duke folur në një konferencë për mediat ai tha se sot qytetarët po përballen me çmime shumë të shtrenjta dhe 50% të ardhurave e shpenzojnë për ushqime.

“Në një panik të jashtëzakonshëm Rama merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore. Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për Korenë e Veriut apo regjimin e etërve të tij, ka disa synime: së pari të tërheqë vëmedjen e qytetarëve shqiptarë të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme për shkak të këtij kryeministri I cili me firmë e vulë vetëm vjedh. Shumica e familjeve shqiptare shpenzojnë mbi 50% të të ardhurave vetëm për ushqimet. Rritet çdo javë dhe çdo muaj në këtë vend në një kohë kur kryeministri dhe ministrat e tij të pangopur dhe përdorin fondet publike, pronat publike dhe asetet publike nga Kepi I Stillos deri në skajin tjetër. Në kurriz të taksapaguesve shqiptarë Edi Rama ecën dhe udhëton si gjëja më e pavlerë në Europën zyrtare”, deklaroi Berisha.

S'KA KOMENTE