Sulm me thikë e grushte në peshëngritjen shqiptare

Sulm me thikë e grushte në peshëngritjen shqiptare

509
SHPËRNDAJE

Thika, grushte dhe përplasje mes palëve brenda familjes së peshëngritjes shqiptare. Një ngjarje e rëndë që ka tronditur jo vetëm këtë sport. Një delegacion i këtij sporti ka marrë pjesë në Bosnje në kampionatin e të rinjve, aty ku ka ndodhur edhe përplasja mes palëve.

Me anë të një komunikate zyrtare, Federata Shqiptare e Peshëngritjes denoncon me emra dhe video, teksa sqaron se çfarë ka ndodhur.

KOMUNIKATA ZYRTARE E FEDERATËS SË PESHËNGRITJES

Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi.

Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij.

S'KA KOMENTE