Sulm “kamikaz’ në Turqi, dy gra shpërthejnë bombat që i mbanin ngjitur...

Sulm “kamikaz’ në Turqi, dy gra shpërthejnë bombat që i mbanin ngjitur me trupin, vdes një polic

87
SHPËRNDAJE

Një polic turk u vra të hënën vonë dhe një tjetër u plagos pasi një bombë shpërtheu pranë një rezidence që strehon policinë në distriktin Mezitli të provincës Mersin, konfirmoi Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu.

Sipas ministrit turk, dy femrat që kryen sulmin fillimisht qëlluan në drejtim të oficerit të policisë dhe më pas shpërthyen bombat që i ishin ngjitur.

Gjatë një vizite në vendngjarje, Soylu akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për kryerjen e sulmit që ndodhi rreth orës 22:40, duke shtuar se katër civilë u plagosën si pasojë dhe se dy sulmuesit u vranë gjatë shpërthimeve

S'KA KOMENTE