Spiegel: Policia gjermane shoqëroi kryeministrin Rama, shkak refuzimi mbajtjen e maskës anti-covid...

Spiegel: Policia gjermane shoqëroi kryeministrin Rama, shkak refuzimi mbajtjen e maskës anti-covid në avion

162
SHPËRNDAJE

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronës, shkruan Spiegel.

Sipas pasagjerëve, kreu i qeverisë refuzoi ashpër të mbante maskën mjekësore mbrojtëse në fillim të dhjetorit përpara nisjes së një avioni nga Frankfurt am Main në Detroit, saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë.

Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale.

Rama Der Spiegel

Vetëm pasi u bind nga një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorit, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për korona, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.

Linja ajrore i mundësoi kryeministrit dhe delegacionit me 10 anëtarë një linjë tjetër udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“U hoq një gjobë e mundshme për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord. Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Rames, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie”, shkruan Spiegel.

Reagimi Kryeninistrise

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar pas lajmit për ndalimin e kryeministrit Edi Rama.

Endri Fuga: Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite.

S'KA KOMENTE