SPAK sekuestron vilën e ish gruas së Ahmetajt në Palasë

SPAK sekuestron vilën e ish gruas së Ahmetajt në Palasë

133
SHPËRNDAJE

SPAK sekuestron vilën e ish gruas së Ahmetajt në Palasë

Një vilë në zonën e Palasës raportohet se është sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Sipas raporteve mediatike, ajo është në pronësi të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, shtetases Albina Mançka.

Gjykata e Posaçme ka firmosur kërkesën e SPAK dhe drejt Palasës kanë shkuar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në vilë janë gjetur dokumente dhe materiale të tjera, por përmbajtja e tyre nuk bëhet me dije dhe as ka një vendim zyrtar.

Lajmi është raportuar nga disa media paraditen e kësaj të premteje, ndërsa vetë Albina Mançka ka mohuar të jetë ajo pronarja e vilës. Ish-bashkëshortja e Arben Ahmetaj ka thënë se ka qëndruar në këtë vilë, por pronare është një mike e saj.

Në mbështetje të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka qenë Policia e Vlorës dhe Forcat Zjarrfikëse. Këto të fundit kanë bërë të mundur hapjen me forcë të derës kryesore, për shkak se nuk disponohej një çelës.

Pavarësisht pretendimeve, vila do të qëndrojë nën sekuestro preventive derisa të provohet pronësia e saj, nëse i përket vërtet mikes së ish-gruas së Ahmetaj apo është e ish-zv/kryeministrit dhe është tentuar të fshihet origjina.

S'KA KOMENTE