Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, rreth 33 mije maturantë do...

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, rreth 33 mije maturantë do të testohen në gjuhën e huaj

106
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme (9 qershor) do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2022, që do të jetë ai i gjuhës së huaj.

Janë rreth 33 mijë maturantë që do t’i nënshtrohen testit për provimin e gjuhës së huaj, Anglisht. Si edhe vitet e tjera provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Përpara se të hyjnë në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.
Gjithsej janë 60 pyetje për tu plotësuar dhe për të kaluar një nxënës, duhet të marrë minimumi 25% të pikëve, pra mbi 15 pikë. Mjediset do të jenë në dispozicion për 150 nxënës, si dhe distanca mes nxënësve do jetë 120 cm.

Ndërkohë, nëse maturanti kapet me telefon, apo shkelje të tjera penalizohet nga provimi dhe e jep atë sërish në shtator. Veç gjuhës së huaj që zhvillohet sot, matuantët kanë provimin e Gjuhën shqipe dhe Letërsinë me 11 qershor, matematikën me 17 qershor, dhe 24 qershor lëndën me zgjedhje.

S'KA KOMENTE