Sot Kurban Bajrami. Ne xhamine FIER qindra besimtare kane falur Namazin

Sot Kurban Bajrami. Ne xhamine FIER qindra besimtare kane falur Namazin

108
SHPËRNDAJE

Besimtarët myslimanë Fierake kane festuar  Kurban Bajramin .Që në orët e para të mëngjesit qindra besimtarë kanë falur Namazin ne xhamine e qytetit, ndersa kreret myslimane te myftinise kane percjelle urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.  
Namazi u fal ne oren 06:05 minuta  Ceremonise se faljes i parapriu me fjalen e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli ka percjelle mesazhin  per me shume paqe , miresi ,respekt e dashuri ndaj njeri tjetrit dhe sidomos ,per me shume besim ,duke kondideruar njeriun si pasurine me te madhe te  krijuar nga zoti.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.


Në kalendarin islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

S'KA KOMENTE