Sistemi i ri nga pala greke shkakton bllokim në Kakavije dhe Kapshtice

Sistemi i ri nga pala greke shkakton bllokim në Kakavije dhe Kapshtice

125
SHPËRNDAJE

Bllokohet qarkullimi në pikat kufitare Kakavijë dhe Kapshticë, ndërsa mësohet se shkak janë bërë punimet në sistemimin e të dhënave nga pala greke.

Që prej orës 09:00 deri në 18:00 do të bllokohet qarkullimi në këto pika kufitare. Sakaq, mësohet se do të lejohen kalimet vetëm për ata që kanë shtetësi greke.

“Deri në orën 10:30 do të bllokohet qarkullimi në pikën kufitare në Kakavijë, shkak janë punimet në sistemin e të dhënave nga pala greke. Situata duket se ka ndikuar në reduktimin e qarkullimit, pasi është shënuar një rënie e ndjeshme. Lëvizjet kanë qenë të pakta, pasi qarkullimi ka qenë i ndaluar pas një vendimi të dhënë nga pala greke.  Deri më tani numri i automjeteve që kanë kaluar, në dalje ka qenë rreth 10-15, i cili është tepër i ulët në krahasim me përditshmërinë. Mësohet se kjo situatë nuk ka lidhje me festën e 7 Marsit. Vetëm shtetasit e pasaportë greke do të lejohen të kalojnë për në Greqi”, raportoi live gazetarja Brikena Mataj.

Nga pika kufitare e Kapshticës raportoi gazetarja, Lorena Kodra.

“Në pikën kufitare të Kapshticës do të instalohet një sistem i ri. Qarkullimi do të jetë i bllokuar deri në orën 18:00, ku janë lajmëruar dhe shtetasit. Kemi informacion se tre mjete janë kthyer, pasi kjo pikë nuk punon. Kanë kaluar vetëm ato mjete që kanë pasaportizim grek”

S'KA KOMENTE