Shqiptarit ne greqi i djegin makinen per here te dyte

Shqiptarit ne greqi i djegin makinen per here te dyte

2086
SHPËRNDAJE

Dy zjarrëvënie me objektiv makinën e një 40-vjeçari janë kryer nga persona të panjohur në Patisia . Autorët, me një diferencë prej 25 orësh , vendosën dy zjarre të improvizuara në makinën e 40-vjeçarit që ndodhej e parkuar në rrugën Yrkanias. Në orën 03:05 të mëngjesit të datës 13 gusht, persona të panjohur i janë afruar makinës së 40-vjeçarit N.E me origjinë nga Shqipëria dhe i kanë vënë flakën mjetit duke u shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje kanë shkuar persona të repartit të neutralizimit të mjeteve ndezëse ku kanë gjetur dy shishe butani të dëmtuara dhe mbetjet e një ene plastike. Një ditë më parë, konkretisht në orën 01:40 të datës 12 gusht, persona të panjohur i janë afruar sërish të njëjtës makinë dhe i kanë vënë flakën , duke i shkaktuar dëme në pjesën e përparme të veturës. Policia gjeti për herë të parë shishe butani dhe mbetje plastike.

Tashmë oficerët e sigurimit të Patisias por edhe nëndrejtoria e sigurisë së Atikës po hetojnë për “llogaritë” e hapura që mund të ketë 40-vjeçari për të arritur në gjurmët e autorëve.

S'KA KOMENTE