Shqiptari vret dhe djeg grekun

Shqiptari vret dhe djeg grekun

1057
SHPËRNDAJE

Vrasja dhe djegia e një endacaku grek, ka çuar në pranga një të ri shqiptar.

Arrestimi është bërë mëngjesin e djeshëm nga policia në Chanias, Greqi.Viktima mësohet se është një 53-vjeçar, i cili është vrarë dhe djegur brenda banesës së tij dhe autori është një shqiptar.

Sipas mediave greke, 27-vjeçari shqiptar ka plagosur për vdekje me shufra hekuri 53-vjeçarin gjatë një mosmarrëveshjeje mes tyre dhe më pas, kur ka kuptuar se e ka vrarë grekun ka ndezur një zjarr që ai të digjej brenda.

Hetimet paraprake po kryhen nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Chanias dhe 27-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasje dhe zjarrvënie ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur edhe disa thika.

S'KA KOMENTE