Shqiptari vrau dhe me pas ndau bashkëjetuesen në 37 copa , gjykata...

Shqiptari vrau dhe me pas ndau bashkëjetuesen në 37 copa , gjykata italiane e le në arrest shtëpie 

152
SHPËRNDAJE

Gjykata e Kasacionit konfirmoi dënimin me 18 vite burg ndaj Agim Ajdinajt, 52-vjeçarit shqiptar, i cili më 29 dhjetor 2017 vrau dhe copëtoi bashkëjetuesen e tij, Khadija Bencheikh, 46 vjeçe me origjinë marokene. E gjithë ngjarja ndodhi me ndihmën e vëllait të tij Vezir Aidinaj, i cili duhet të vuajë dënimin me 6 vite.

Natën e dhjetorit të 5 viteve më parë, Ajdinaj e goditi barbarisht me çekiç mishi në kokë dhe gjoks bashkëjetuesen e tij dhe më pas e copëtoi trupin. Sipas mediave italiane, pasi mbaroi krimin makabër, me ndihmën e vëllait të tij, e ndau gruan në 37 pjesë dhe ia futi pjesët e trupit 4 çanta, të cilat i braktisi në një zonë rurale të komunës Valeggio sul Mincio.

Eshtrat ishin sjellë në Gardoni, të shpërndara nëpër fushë nga derrat e egër të zonës. Një krim i tmerrshëm dhe brutal, që u cilësua nga hetuesit si “një punë e vërtetë kasapi” që tronditi opinionin publik. Në momentin e arrestimit, 52-vjeçari shqiptar rrëfeu se Bencheikh ishte gruaja që kujdesej për të, por kohët e fundit kishte nisur ta kërcënonte, ndaj dhe e kishte vrarë.

Mirëpo Ajdinaj vështirë se do të përfundojë në burg. I arrestuar më 5 janar 2018, ai u lirua nga burgu në prill 2020 për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, kjo pasi pretendon se ka shqetësime që lidhjen me sëmundjen e Parkinsonit dhe në burg nuk do të mund të ndiqte terapinë specifike. Ndaj duhet që të vuajë dënimin në shtëpinë e tij, në Verona.

S'KA KOMENTE