Shqiptari në Greqi, sulmon mjekët, sepse nuk i bën analizat në kohë

Shqiptari në Greqi, sulmon mjekët, sepse nuk i bën analizat në kohë

266
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është shoqëruar në polici, pasi ka sulmuar dy infermierë, dy mjekë dhe një punonjës administrativ, ndërsa ka përplasur për tokë një pajisje mjekësore (monitor).

Ngjarja ka ndodhur, pasditen e 25 korrikut në spitalin e “Shën Nikollit” në Heraklio të Kretës

Sipas medieve greke, shqiptari ka sulmuar dy infermierët, pasi këta të fundit nuk pranuan t’i bënin analizat menjëherë, pasi rasti i shqiptarit nuk ishte urgjencë.

Kur infermierët i komunikuan shqiptarit që të caktonte një takim për një moment të dytë për analizat mjekësore, ai është acaruar duke i sulmuar dhe duke bërtitur në ambientet e spitalit.

Ert.gr raporton se pas marrjes në pyetje në komisariat, shqiptari është lënë i lirë.

S'KA KOMENTE