Shqiptari në Greqi qëllon me armë zjarri kunatin, i plagosuri në gjendje...

Shqiptari në Greqi qëllon me armë zjarri kunatin, i plagosuri në gjendje të rëndë

1643
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka mbetur i plagosur një shqiptar.

Bëhet me dije se shqiptari në Mykonos, ka qëlluar dy herë në bark kunatin e tij, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Viktima është transportuar me ambulancë në Qendrën Shëndetësore të ishullit.

Mediat greke shkruajnë se motivi i vrasjes së mbetur në tentativë ka të bëjë me mosmarrëveshjet personale mes dy familjeve. Autori është i martuar me motrën e viktimës.

S'KA KOMENTE