Shqiptari mbahet në kushte çnjerëzore në burgun grek

Shqiptari mbahet në kushte çnjerëzore në burgun grek

454
SHPËRNDAJE

44-vjeçari Gentian Hinga nga qyteti i Lushnjes është një nga 400 të paraburgosur në 34 burgjet në Greqi, të cilët janë ende në pritje për gjykim.

Në të njëjtën kohë në burgjet e Greqisë ndodhen edhe 1200 të dënuar nga gjykatat e vendit për veprat penale.

44-vjeçari Hinga ka 5 muaj që ndodhet në burgun Koridallo, një burg me shumë probleme ku kanë humbur jetën shumë shqiptar për arsye shendetësore.

Ai përjeton një torturë të vertetë në jetën e tij të përditëshme në një qeli 5-6 metra katrorë dhe me një banjo që nuk kalon 1 metër katror përfshi këtu edhe WC.

Siç do ta shohim më poshtë ai është invalid 85% me një krahë dhe me një këmbë, bën që jeta e tij e përditëshme në qeli të jetë tepër e vështirë.

Intervistën për “FAX NEWS”,  e ka përgatitur Vasilis Demakis, dënuar 25 vite ne burg, që ka mbaruar studimet politike – juridike, diplomuar me notat 19.9, aktivist, që ndihmon te burgosurit që kanë problem me te drejtat e njeriut.

44-vjeçari kërkon lirim me kusht.

“Ta shohin të gjithë se ku jetoj unë, nga kryeministri Edi Rama te kryeministri i Greqisë, nuk bëj dot gjërat më elementare në këtë gjendje që jam. Kam 25 vite që deklaroj të ardhurat vjetore dhe jam me dokumente t5ë rregullta në Greqi, ta shohë një prokuror i hajrit dosjen time.

Kam një invaliditet më shumë se 85% dhe ata thonë që unë kam përdorur dhunë, si mundet kur unë jam me një këmbë dhe me një dorë, unë nuk kisha asgjë në dorë që të bëja dhunë ndaj tyre”,shprehet Hinga.

S'KA KOMENTE