GREQI– Shqiptari që u vra aksidentalisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi është identifikuar. 37-vjeçari quhet Pëllumb Islami, por të gjithë e thërrisnin Sandri dhe mesohet se ishte me profesion hidraulik.37-vjeçari ishte nga Rusani i Delvinës, ndërsa u identifikua në morg nga vëllai i tij.

Megjithatë, për momentin, 7 shqiptarët nuk janë identifikuar, por deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një përplasje mes bandave për trafikun e drogës, ndaj dhe u përleshën në një kafene duke përdorur dhe armët e zjarrit.
Ai nuk kishte lidhje fare me grupin e shqiptarëve të përfshirë në sherr, por plumbi e ka kapur rastësisht teksa shihte ndeshjen e futbollit.
Ndërkohë të dhënat më të fundit bëjnë fjalë për shkëmbim zjarri mes dy grupeve, pasi ka dyshime se janë përdorur dy armë.
Ata konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.