Shqiptarët pa asnjë deputet në Parlamentin serb

Shqiptarët pa asnjë deputet në Parlamentin serb

27
SHPËRNDAJE

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të kenë përfaqësues të tyre në përbërjen e parlamentit të ri serb, sepse për shkak të pjesëmarrjes së ulët, asnjëra nga dy listat zgjedhore të pakicës shqiptare nga jugu i Serbisë, nuk e kaloi pragun.

Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”, kryetar i të cilit është Shaip Kamberi, ka fituar 9,630 vota ose 0.26 për qind. Ndërsa lista “Alternativa Demokratike Shqiptare”, e udhëhequr nga ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka ftuar tri herë më pak vota, ose 0,09 për qind.

Sipas analistëve, me një pjesëmarrje kaq të ulët që mund të krahasohet me bojkot, ky rezultat ishte i pritshëm dhe partitë humbën mundësinë për të fituar potencialisht dy ose tri mandate parlamentare duke garuar në një listë të vetme, sikurse dy vjet më parë.

Në këto zgjedhje parlamentare, pjesëmarrja e votuesve ishte më e lartë dhe për të fituar një mandat do të duheshin të paktën 10 deri në 12 mijë vota.

Në zgjedhjet parlamentare në Serbi të mbajtura më 21 qershor të vitit 2020, partitë kryesore shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva u prezantuan në një listë të përbashkët dhe fituan rreth 26.500 vota, ose tre deputetë në Kuvendin e Serbisë.

S'KA KOMENTE