Shperndanin kokaine ne lokalet e nates,3 te rinj ne pranga

Shperndanin kokaine ne lokalet e nates,3 te rinj ne pranga

189
SHPËRNDAJE

NJOFTIMI:

Finalizohet nga Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Parts 4”.

Vihen në pranga 3 shtetas që shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një aktivitet festiv që zhvillohet në Dhërmi.

Sekuestrohen rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

3 ditë më parë, gjatë operacionit policor të koduar “Parts 3”, u arrestuan 3 shtetas anglez të cilët kishin ardhur si turistë dhe shpërndanin doza kanabisi, kokaine dhe ekstazi, në lokalet e natës, në Dhërmi.

Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas që ishin pjesë e një aktiviteti festiv që zhvillohet në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 4”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. H., 30 vjeç, Xh. B., 27 vjeç dhe K. H., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dhomën ku këta shtetas ishin akomoduar prej disa ditësh, shërbimet e Policisë gjetën rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave dhe një shumë parash të përfituar nga shitja e tyre, të cilat u sekuestruan si provë materiale, bashkë me 3 celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, kryesisht për turistët apo pushuesit e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Strukturat e Policisë të qarkut Vlorë janë të vendosura për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri, si dhe për të garantuar rendin, sigurinë dhe një ambient sa më të qetë gjatë sezonit turistik veror.

S'KA KOMENTE