Shpërdorim detyre dhe korrupsion ne Kadaster ,12 zyrtarë të arrestuar e proceduar...

Shpërdorim detyre dhe korrupsion ne Kadaster ,12 zyrtarë të arrestuar e proceduar ne Sarande

141
SHPËRNDAJE

Përgjithësisht Kadastrat në qytetet bregdetare të vendit kanë qenë pjesë integrale e kronikave për raste abuzimi pronash, sidomos në zonën e plazheve. 

Rasti më i fundit vjen nga qyteti i Sarandës, ku sot, policia arrestoi punonjësin e Kadastrës së qytetit bregdetar, Lart Pashën, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK. Ai dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme. 

Ky është rasti më i fundit i ndodhur në Kadastrën e Sarandës, i një serie arrestimesh e procedimesh që kanë nisur 5 muaj më parë. 

Në total janë vendosur nën hetim, 3 punonjës të IVMT të Bashkisë së Sarandës, 1 punonjës i Urbanistikës pranë Bashkisë, 1 punonjës dogane dhe 1 policie. 

Ndërsa, 5 punonjësit e ASHK që janë dënuar me burg, për korrupsionin e ushtruar në këto zyra të shërbimit shtetëror janë: Andri Dhima, Saimir Braho Erilton Ymeri Vasil Lango dhe Laert Pasha, që është dhe rasti më i fundit. 

Të arrestuarit, të shpallurit në kërkim dhe personat e proceduar:

– Romina Pulaj, ish punonjëse e IMVT ndodhet në burg për shpërdorim detyre. 

– Martin Arapi dhe Neriton Jano nga IMVT si dhe Kozeta Statha nga ASHK ndodhen në kërkim.

– Në gjendje të lirë nga Urbanistika për shpërdorim detyre është P. ZH., pa masë sigurie.

– Me masë detyrim paraqitje nga dogana është D. D.

– Me masë pezullim nga detyra nga Policia është L. Z

S'KA KOMENTE