Shpallet në kërkim shqiptari me të shkuar kriminale në Greqi

Shpallet në kërkim shqiptari me të shkuar kriminale në Greqi

157
SHPËRNDAJE

Një 30 vjeçar shqiptar, me të shkuar kriminale në Greqi, dyshohet të jetë autor i një aksidenti të ndodhur tre ditë më parë në Selanik. Sipas mediave greke, një makinë tip “Skoda” në ngjyrë të zezë dhe me xhama të zinj ka përplasur një 21 vjeçare e cila ishte duke kaluar rrugën. Përplasja rezultoi fatale pasi 21 vjeçaria ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Ditën e djeshme është arrestuar një 19 vjeçare e cila dyshohet të ketë qenë pasagjere në makinën me të cilën shqiptari kreu aksidentin e më vonë e braktisi jashtë Selanikut. Policia greke dyshon se 30 vjeçari është arratisur drejt Shqipërisë.

Kujtohet se policia identifikoi pronarin e mjetit 44-vjeçar, megjithatë ai pretendonte se makinën nuk e drejtonte vetë, por ia kishte dhënë hua mikut të tij shqiptar 30-vjeçar. Sipas informacioneve, 44-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ka dhënë një deklaratë në policinë rrugore dhe ka pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me aksidentin e vajzës, pasi sipas pretendimeve të tij, makina e tij drejtohej nga 30-vjeçari, me të cilin janë miq dhe ia kishte dhënë hua atë ditë. 44-vjeçari pronar i ligjshëm i mjetit ka pasur probleme të mëparshme me policinë.

S'KA KOMENTE