Shkrumbuhen nga zjarri ne Seman 10 ha me pisha dhe bimesi

Shkrumbuhen nga zjarri ne Seman 10 ha me pisha dhe bimesi

296
SHPËRNDAJE

Edhe pse stine vjeshte ,pese vatra zjarri kane shkrumbuar hektare te tera me shkurre e pisha dhjetra vjecare ne Godullen e Semanit prane grykederdhjes se lumit me te njejtin emer.

Kane qene oret e vona te mbremjes se djeshme kur flaket e medha jane pare ne pyllin me pisha dhjetra vjecare por te favorizuara dhe nga era e forte jane perhapur me shpejtesi dhe kjo edhe per shkak te mungeses se reshjeve.
Zjarrfikesit dhe banoret luftuan pergjate gjithe nates me flaket me mjete rrethanore pasi mjetet zjarrfikese e kane patur te veshtire nderhyrjen per shkak te terrenit te veshtire. Per shkaj te eres nga jugperendimj ne ne drejtim te veriut fkaket nuk kane mundur ti afrohen stacionit te pompimit te gazit te kompanise TAP nderkohe qe per shkak te erresires drita e leshuar nga flaket e larta eshte pare nga qytetaret fierake edhe pse 20 km larg.

Drejtori i emergjencave civile Maksim Zarka ka pohuar se zjarri eshte drejt fikjes teksa ka djegur nje siperfaqe te konsiderueshme me mbi 10 ha pyll me pisha , ekualips dhe shkurre teksa ka theksuar se nderhyrja ka qene shume e veshtire. Zarka ka pohuar gjithashtu se dyshohet per zjarrvenie te qellimshme dhe ka apeluar mbrojtjen e pyjeve.

S'KA KOMENTE