Shkon në gjashtë numri i të plagosurve nga renia e autobusit ne...

Shkon në gjashtë numri i të plagosurve nga renia e autobusit ne Lanë

370
SHPËRNDAJE

Rëndohet bilanci i të plagosurve nga aksidenti në Tiranë.

Shkon në gjashtë numri i të lënduarve, dy prej të plagosurve janë pasagjerë të automjetit dhe katër të tjerë pasagjerë të cilët po udhëtonin me nga urbanin.

Mësohet se të lënduarit ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur të tjerë. Po ashtu mësohet se shoferi i autobusit dhe tre pasagjerë,  dy burra dhe një vajzë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime në trup kanë shkuar për kontroll në spital, pasi kanë mbetur të  traumatizuar nga frika

Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë kinema ‘Agimi’.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).

S'KA KOMENTE