Shkatërrohet grupi kriminal i kokainës në Itali, sekuestrohen 5 mln euro pasuri

Shkatërrohet grupi kriminal i kokainës në Itali, sekuestrohen 5 mln euro pasuri

192
SHPËRNDAJE
Shqiptari

23 persona janë arrestuar në një operacion blic të kryer mëngjesin e sotëm nga Karabinierët e Foggia-s në bashkëpunim me ushtarët e Guardia di Finanza. Mësohet se 22 prej tyre u lanë në ‘arrest me burg’ ndërsa një tjetër në ‘arrest shtëpie’.

Të arrestuarit akuzohen për trafik droge të llojit kokainë, marijuanë dhe hashash, posedim të armëve të zjarrit madje edhe për trafik klandestinësh, tentativë vrasje apo dhe vjedhje. Ndaj të dyshuarve është urdhëruar sekuestrimi i pasurive financiare, pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, aksioneve të kompanive me një vlerë prej mbi pesë milionë euro.

Shumica e personave të arrestuar janë nga Cerignola (Foggia, ndërsa njëri prej tyre shqiptar që jeton në zonën e Foggias. Bëhet fjalë për shtetasin Gazmir Gorovelli. Hetimi i sotëm është një degë e operacionit antimafia “Decima Action” të dhjetorit 2018 kundër tre rrjeteve të të ashtuquajturës ‘Foggiana Society’, ose mafia aktive në Foggia dhe në provincë. Gorovelli, nga Lushnja, mendohet se është furnizues i “sasive të konsiderueshme të kokainës, hashashit dhe të marijuanës”.

Po ashtu, mes personave të arrestuar mëngjesin e sotëm në kuadër të operacionit ‘Koktej’ është edhe një polic në detyrë në Melfi, në provincën e Potenzës. Karabinierja 47-vjeçareu ndalua me akuzën e korrupsionit për një veprim në kundërshtim me detyrën zyrtare

S'KA KOMENTE