Shkatërrimi i bandës shqiptare në Greqi, Esko po përgatitej për atentat

Shkatërrimi i bandës shqiptare në Greqi, Esko po përgatitej për atentat

245
SHPËRNDAJE

Esmin Ferhati po përgatitej të kryente një atentat, para se të arrestohej nga policia greke ditën e djeshme në kampusin universitar Politeknik në zonën e Zografou në Athinë, kështu raportojnë mediet helene për të riun shqiptar.

Esmin Ferhati, ose Esko u arrestua dje, ndërsa u qëllua me armë zjarri nga oficerja e policisë, pasi e sulmoi atë me kaçavidë për t’i shpëtuar arrestimit.

30-vjeçari me origjinë shqiptare është kreu i dy prej tre bandave që kishin bazë në rezidencat studentore të kampusit universitar.Kujtojmë se nga operacioni antidrogë janë arrestuar në total 22 persona, midis tyre dhe një punonjëse policie praktikante. Ndërsa mësohet se mes të arrestuarve janë nëna, bashkëshortja dhe fëmija 1 vjeçar i Ferhatit.

S'KA KOMENTE