Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 41 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Kastriot”, Fier, duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip “Volkswagen”, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale, me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F. D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasit A. V. dhe Z. L., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.