Sherr mes tifozeve holandezë dhe shqiptarë, policia del me njoftimin zyrtar

Sherr mes tifozeve holandezë dhe shqiptarë, policia del me njoftimin zyrtar

453
SHPËRNDAJE

Policia ka dhënë versionin zyrtar të sherrit të ndodhur mes disa tifozëve holandezë dhe atyre shqiptarë. Bëhet me dije, se ngjarja ka ndodhur në kafe “Europa”, ku sipas uniformave blu, disa tifozë holandezë në gjendje të dehur janë konfliktuar me 45-vjeçarin shqiptar, A. G. Si pasojë ku i fundit ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 8 shtetas holandezë janë shoqëruar në komisariat.
Postimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç. 

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.

Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE