Sherr mes shqiptarëve për magazinën në Greqi, 35-vjeçari godet me thikë në...

Sherr mes shqiptarëve për magazinën në Greqi, 35-vjeçari godet me thikë në bark bashkatdhetarin

16853
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në Kala Nera dhe një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

43-vjeçari me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur me thikë në bark, pas një sulmi nga një bashkatdhetar rreth 35 vjeç.

Policia po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes është larguar nga zona me një makinë gri për të shmangur arrestimin.

Protothema shkruan se dy shqiptarët janë komshinj me njëri-tjetrin.

Sherri ka shpërthyer dje jashtë lagjes dhe sipas informacioneve, shkak i mosmarrëveshjes është bërë një magazinë, të cilën viktima dhe autori e kanë bashkërisht.
Bashkëshortja e të plagosurit, në gjendje paniku, e ka dërguar vetë të plagosurin në spitalin e Volos , me makinën e saj.

Policia është njoftuar për ngjarjen nga Spitali i Volos dhe ka shkuar menjëherë në Achillopoulio për të mësuar nga pacienti dhe bashkëshortja e tij se çfarë ka ndodhur saktësisht

S'KA KOMENTE