Shefi i OKB paralajmëron: Do ketë valë të paprecedentë urie dhe mjerimi

Shefi i OKB paralajmëron: Do ketë valë të paprecedentë urie dhe mjerimi

335
SHPËRNDAJE

Pasojat për botën e pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësohen, dhe kanë prekur 1.6 miliardë njerëz. Kështu ka thënë shefi i OKB-së, Antonio Guterres.

“Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar,” thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cituar nga agjencia AFP, teksa paraqet raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit.

“Lufta kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke sjellë kaos social dhe ekonomik pas saj”, ka theksuar Guterres.

Ndërsa kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, kriza e vitit të ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit, paralajmëron ai.

“Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë, pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë”, theksoi shefi i OKB.

S'KA KOMENTE