SHBA, prag lufte civile? “Trump arrestohet të martën, thirrje për protesta”!

SHBA, prag lufte civile? “Trump arrestohet të martën, thirrje për protesta”!

41
SHPËRNDAJE

Nëse pohimet e fundit të Donald Trumpit rezultojnë të vërteta, atëherë Amerika, me shumë gjasë, duhet të përgatitet për trazira.Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaroi se pret që të arrestohet të martën dhe bëri thirrje për protesta. “Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të prangoset të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”, ka shkruar Trump në rrjetin e vet social, Truth Social.

Sipas tij, e gjitha ka të bëjë me një çështje të nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit. Rrjedhjet e informacionit nga kjo zyrë, ishin sinjali i asaj çfarë po përgatitet, u shpreh ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, pa ofruar as informacione te mëtejshme  e as në ndonjë provë në mbështetje të këtyre pretendimeve.

Ende nuk dihet me saktësi saktësi se akuze mund të ngrihet ndaj Donald Trumpit, por The Independent shkruan se mund të bëhet fjalë për një pagesë që thuhet se i është bërë yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels para zgjedhjeve të vitit 2016 për të heshtur, pas deklaratave se kishte pasur një aferë me biznesmenin e kthyer në politikan. Potenciali që kanë mbështetësit e ish kreut të shtetit amerikan për të shkaktuar trazira, nuk është i papërfillshëm.

6 janarin e vitit 2021, mbështetësit e Trumpit sulmuan Kongresin amerikan pas pretendimeve të tij për vjedhjen e zgjedhjeve nga demokratët. Komisini i ngritur për hetimin e atij sulmi synoi të provonte se dhuna ishte pjesë e një nxitjeje më të gjerë — dhe të vazhdueshme — nga Trumpi dhe rrethi i tij i brendshëm për t’u kapur në mënyrë të paligjshme ose për të rifituar pushtetin, duke cenuar Kushtetutën amerikane dhe më shumë se dy shekuj tranzicionesh paqësore nga një administratë në tjetrën.

S'KA KOMENTE