SHBA ngre bazën ushtarake të përhershme në Shqipëri

SHBA ngre bazën ushtarake të përhershme në Shqipëri

521
SHPËRNDAJE

Komanda e Forcave Operacionale Speciale të SHBA-së ngriti shtabin e saj në Shqipëri ditën e mërkurë me qëllim përforcimin e qëndrueshmërisë në rajon, tha majori gjeneral David Tabor që është dhe drejtues i saj.

Një task-forcë ballkanase prej 12-15 anëtarësh do të themelohet në Tiranë ku do të koordinohet trajnimi i përbashkët dhe i kombinuar i shkëmbimit me veprimtarinë e elementëve të mbështetjes ushtarake civile. Sipas Tabor, pozita gjeografike e Shqipërisë në qendër të Ballkanit ishte vendimtare për hapjen e shtabit.

Kjo do të jetë forca e parë e përhershme ushtarake amerikane në Shqipëri, tha ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Një seli e tillë është cilësuar shumë e rëndësishme nga zyrtarë të lartë në Shqipëri. Hapja e saj në Tiranë  “erdhi në momentin e duhur”, teksa pasiguria ka arritur kulmin në sajë të situatës së zymtë në kontinent prej agresionit rus, është shprehur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

S'KA KOMENTE